Cupking Albania është një ndërmarrje e re e specializuar në prodhimin e gotave dhe kupave prej kartoni. Me një fokus të veçantë në shëndetin e konsumatorëve dhe mbrojtjen e mjedisit, produktet tona janë të certifikuara sipas standardeve më elitare të Bashkimit Evropian.
Hapat e parë të kompanisë sonë datojnë që në vitin 2016, me eksportimin e produkteve drejt vendeve të BE-së. Nisur nga kërkesat e tregut shqiptar, Cupking Albania gjendet pranë jush tanimë prej 2017-ës, duke ofruar një linjë të gjerë prodhimi.
Ne plotësojmë nevojat e çdo klienti, ku cilësia, shërbimi dhe çmimet konkurruese janë gurthemelet e filozofisë sonë.
Falë teknologjisë evropiane, Cupking Albania ofron kupat më cilësore të akulloreve, për të vijuar me tasat e supave dhe sallatave, që bëjnë të mundur ruajtjen e temperaturës dhe freskinë e ushqimit.
Gamës sonë të gjerë u bashkohen edhe gotat e kartonit, rezistente dhe të duhura për lëngje të ngrohta ose të ftohta.
Çdo nevojë e juaja për ambalazh ekologjik ka përherë zgjidhjen e duhur në Cupking Albania!
Bashkëpunime
Në Cupking Albania, ne besojmë se partneriteti i duhur është çelësi i suksesit. Si një kompani lider në prodhimin e gotave dhe kupave të kartonit jemi të angazhuar për të mbështetur bizneset në plotësimin e kërkesave të tyre specifike.
Shërbimet Tona
Fleksibilitet në Dizajn
Ofrojmë fleksibilitet në dizajn dhe madhësi duke ju mundësuar të krijoni produkte të veçanta që përputhen me identitetin e biznesit tuaj.
Certifikim Evropian
Nën certifikimin evropian, përdorimin e letrave plotësisht të riciklueshme dhe teknologji të standardeve të larta, shtojini vlera markës suaj.
Bashkëpunime të Suksesshme
CupkingAlbania numëron një sërë bashkëpunimesh të suksesshme, nga bizneset më në zë të vendit, te kafenete apo kompanitë e eventeve.
Në Cupking Albania, mbrojtja e mjedisit është misioni ynë. Dedikuar prodhimit të gotave dhe kupave të kartonit që respektojnë natyrën, ne jemi liderë në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të ambalazhit, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e planetit tonë për brezat e ardhshëm.
Çdo produkt projektohet dhe prodhohet me kujdes të veçantë ndaj ndikimit mjedisor. Qasja jonë miqësore përballë natyrës na bën të besojmë se bizneset mund të zhvillohen denjësisht, teksa kujdesen gjithashtu të mbrojnë edhe mjedisin.
Gjithnjë e më shumë, Cupking Albania po jep kontribut të veçantë në edukimin mjedisor. Duke përdorur një letër 100% të reciklueshme, në përputhje të plotë me standardet evropiane kemi zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mundshme plastikën si te kupat e akulloreve, gotat e kafesë/ lëngjeve apo tasat e supave, ashtu edhe te kapakët e tyre përkatës.
Investimi në teknologji të avancuara dhe strategji të mirëmenduara mjedisore na shpie drejt një botë më të pastër dhe më të shëndetshme.










